Martini: Duam të futemi në historinë e këtij qyteti duke fituar Kupën!

16/07/2020 - 13:04

Teuta ia doli të kalojë në finale, duke mposhtur Kukësin me përmbysje, në një ndeshje me të vërtetë spekatkolare. Trajneri i Teutës, Edi Martini është shprehur se ekipi sakrifikoi gjithçka për të arritur finalen, duke treguar edhe arsyet e humbjes në ndeshjen e kampionatit ndaj Kukësit.

“Komplimentet janë të gjitha për futbollistët që kanë bërë një sezon shumë të mirë dhe kanë bërë maksimumin. Në ndeshjen që humbëm para pak ditëve, unë e lashë ekipin  para dhe nuk na eci shumë mirë. Gjithsesi unë nuk kam fjalë për atë sakrificë deri në minutën e fundit, ishin shumë mirë. Kapllani është një lojtar shumë i mirë. Po humbnim duke shtuar forcat në sulm dhe u dobësuam në mesfushë duke rrezikuar shumë.

Luajta gjithçka për gjithçka. Kryesorja ka qenë ana psikologjike, pasi stërvitja është e lehtë. I thashë çunave që i fortë ai që çohet në këmbë kur është poshtë dhe pas ndeshjes në kampionat ata e bënë shumë mirë, duke arritur finalen.Objektivi i arritur? Oreksi vjen duke ngrënë.

Ne po i kthejmë historinë këtij qyteti, duam të fitojmë një Kupë dhe ta lemë këtu. Ne do bëjmë maksimumin për të fituar Kupën. Europën shpresoj që ta mbyllim ditën e diel në ndeshjen me Partizanin. Ne donim ta fitonim ndeshjen me lëvizjen e Çyrbjas. Me golin e shënuar ata na prishën planet. Megjithatë Çyrbja është shumë i rëndësishëm për ekipin.”, u shpreh Martini.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër sezonet në Angli dhe ndryshimi i disa trajnerëve nuk i kanë shërbyer Pol Pogbasë për t’u rikthyer në nivelet stratosferike të kohës

Anulohet përfundimisht Maratona e Parisit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi.

Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dibala rikthehet të jetë e paqartë.

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm.

Blagoja Todorovski ka nënshkruar kontratën e re me Teutën.

Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.

Teuta nuk ka pasur fat në short, teksa në turin e parë të Ligës së Europës do të ketë Beitar Jerusalemin, por pavarësisht kësaj, mesfusho