Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Teutës, Edi Martini është parë mjaft i mërzitur, për nga barazimi që erdhi në limitet e ndeshjes dhe kohës së rregullt. Martini është i bindur se skuadra që ai drejton ka mundësi për më shumë dhe meritonte fitoren, ndonëse ka edhe kritika, pasi iu ikën dy pikë nga duart në fund të sfidës.

Pas ndeshjes, Martini ka pohuar: “Normalisht që duhet ta mbyllnim ndeshjen, pasi kishin raste dhe duhet që ta çonim 2-0. Janë ekip që vijnë pa përgjegjësi, ose më saktë pa probleme për rezultatin, sepse nuk kanë presion. E kundërta ndodhte me ne. Ishim të ngarkuar psikologjikisht, duhej që ta mbyllnim ndeshjen edhe për faktin se ekipi bëri ndeshje të mirë. Humbëm dy pikë të arta, – tha Martini

Europa

“Natyrisht që ky barazim ndikon në anën morale dhe pasojat duken më mbrapa. Shpresoj që mos t’i kemi dhe të mos i vuajmë më pas. Ishim pas një ndeshje me Tiranën, ku luajtëm shumë mirë dhe humbëm. Kurse sot ne meritonim të citonim me shumë gola, por në fund sfida përfundoi barazim”.

Sulmi

Ardhja e Kulibali, sigurisht që ndryshon skemat e lojës, dhe duket se ai shërbehet pak nga shokët e skuadrës. Martini në lidhje me këtë rast tha: “Ai ka shtatlartësi por është një lojtar që vrapon shumë dhe kërkon topat pas shpine. Ai po ambientohet ende dhe do të jap edhe më shumë besoj. E kemi përdorur edhe në anësore, jo vetëm si “pykë”. Duhet shërbyer më shumë një lojtar me vlera të atilla. Nuk është faji i sulmit, gjirokastritët na vunë në vështirësi, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia”, – tha trajneri Edi Martini në fund.