Martini ngulmon për merkato: Na duhen dy përforcime, tashmë vëmendja te Laçi

17/01/2020 - 13:33

Trajneri Edi Martini nuk heq dorë nga merkato, aq më tepër tashmë që është dëmtuar edhe Renato Arapi, një shqetësim për teknikun shkodran të durrsakëve para startit të pjesës së dytë të garës: “Normalisht që gjithçka ka shkuar mirë në këtë fazë përgatitore, lojtarët janë duke përballuar ngarkesat, por kemi një shqetësim të vogël siç edhe është dëmtimi i Arapit që shqetëson pak, – tha trajneri i Teutës.

Ndërkohë, tekniku i Teutës shpreson që skuadra e tij të bëj edhe më mirë, e sidomos në merkato kur pret ende lojtarë cilësorë: “Emra nuk mund të jap, por të paktën dy afrime na duhen patjetër për synimet që ne kemi”.

“Normalisht që koncentrimi do të jetë i madh edhe më shumë tashmë në kuadër të ndeshjes së parë zyrtare me Laçin. Kemi punuar në aspektin tekniko-taktik dhe këtë javë që kemi në dispozicion deri në ndeshjen me Laçin, na duhet që të përgatisim sa më mirë sfidën e radhës, por edhe të jemi më kompakt në startin e pjesës së dytë të sezonit”, – tha në fund të prononcimit të tij, trajneri i Teutës, Edi Martini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo hyn në historinë e Serisë A.

Kategoria Superiore ka mbyllur dje javën e 23 të saj, me disa rezultate interesante dhe plot gola.

Tajson Fury është kampioni i ri i botës në peshën e rendë, pas fitores që mori ndaj Deontei Uajlder, me KO teknik, në raundin e shtatë, n

Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është “i tronditur me lajmin e mësuar

Reagim i ashpër i Kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama, për thyejen stolave të shumtë në stadiumin modern “Air Albania” nga tifozët e Tira

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare me plot pesë gola të shënuar.