Mbape, adoleshenti i Monako-s hyn në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve

Postuar: 20/04/2017 - 16:48

Sulmuesi Kilian Mbape është që tani një nga emrat më premtues të futbollit botëror dhe këtë e ka treguar duke hyrë shumë shpejt në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve.Me golin e shënuar ndaj Borusias së Dortmundit, ai çoi në 5 rrjetat e tundura në fazën me eliminim direkt të turneut, duke u bërë lojtari më i ri që e arrin këtë shifër në moshën 18 vjeç e 4 muaj.

Njëkohësisht, ai u bë futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që ka shënuar në të katër ndeshjet e tij të para me eliminim direkt të turneut, pasi ka realizuar si në të dy ndeshjet kundër Mançester Sitit, ashtu edhe në të dy takimet kundër Borusia Dortmund.Që tani, ai ka realizuar në fazën me eliminim direkt të turneut po aq gola sa Grizman. Ndërsa i mjafton të shënojë edhe një herë tjetër për të arritur emra si Viltord, Trezege e Riberi që kanë luajtur rregullisht në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

  Teuta dhe Flamurtari e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen e javës së 21-të.

   Një situatë shumë e pazakontë ka ndodhur së fundmi në futbollin ekuadorian.

   Goli i 9-të sezonal i Besart Berishës në A-League vulosi fitoren e Melbourne Victory përballë Adelaide United, sfidë e vlefshme, për j

Samuel Eto'o ka zbarkuar prej pak ditësh në Turqi për të veshur fanellën e skuadrës së tij të 12-të (Konyaspor) dhe ka qenë protagonist i

Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë kartona të verdhë apo të kuq në të pesta kampionatet më të rëndësishme europiane.Sipa

Në fund të garës së 1,000 metrave "pistë e shkurtër" në Lojërat Olimpike dimërore "Pyeongchang 2018", një tifoz ka hyrë në pistën e akull

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Robinho u dënua me 9 vite burg për dhunë seksuale.