Mbi 600 gola së bashku, Inter ëndërron një dyshe të frikshme për sulmin

31/05/2020 - 21:20

Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largimit, 111 milionë euro e vlefshme deri më 7 korrik.

Në të njëjtën kohë, zikaltërit nuk mund të qëndrojnë në pritje por po punojnë për t'i gjetur një partner të ri Romelu Lukakut. Të gjithë pistat të dërgojnë në një emër, Edison Cavani, aq më tepër tashmë kur Mauro Icardi u transferua zyrtarisht tek PSG.

Pavarësisht moshës, Cavani është një sulmues për të cilin flasin shifrat, 341 gola të shënuar deri më tani, vetëm në rang klubesh ndërsa me përfaqësuesen e Uruguait ka shënuar 50 gola. Në shifra të ngjashme e ndjek dhe partneri i tij i mundshëm, Romelu Lukaku, 210 gola në rang klubesh dhe 52 gola me fanellën e Belgjikës.

Në total të dy sulmuesit kanë shënuar mbi 600 gola, shifra të cilat mund të zbusin sado pak largimin e mundshëm të Martinez. Në çdo rast, Antonio Conte do të kishte në dispozicion edhe vitin pasues një sulm shumë të mirë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshë

Domenico Tedesco, trajneri italo-gjerman i Spartak Moscow, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij.

Xhani De Biazi i kthehet punës së trajnerit pas gati 3 vitesh.

Barcelona prej kohësh ndjek Lautaro Martinez, si një dëshirë e madhe e klubit katalanas që duan ta transferojnë në ekipin e tyre.Sulmuesi

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, ku mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alaveshin.Zinedin Zidan vendosi që në

Barazimi me Veronën, rezultati i dytë negativ radhazi për Interin ka zhgënjyer tejmase Antonio Conte i cili në prononcimin për mediat në

Zlatan Ibrahimovic nuk është unik vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj.