Projektorët e “San San Siros” ndriçuan kryeveprën e fundit të Andrea Pirlos. “Mbrëmja e Maestrit” ka sanskionuar lamtumirën përfundimtare nga futbolli i luajtur i një prej lojtarëve më virtuozë të historisë së futbollit italian.

Përkrah ish-futbollistit të Interit, Milanit dhe Juventusit ishte një mori “yjesh”, ish-shokë skuadre të 38-vjeçarit. Nga Del Piero dhe Totti, te Buffon e Vieri, Lampard dhe Nesta.

Sa për kronikë, gjatë 90 minuta në fushë përplasja mes “White Star”dhe “Blu Star” përfundoi në barazim 7-7. Shënuan Sheva, Quagliarella, Cassano, Seedorf, Brocchi, Pato, Vieri, Toni, Matri, ndërsa Inzaghi realizoi tregolësh. Formacionet:

“White Star”: Abbiati, Dida, Bonucci, Chiellini, Costacurta, favalli, Jankulovski, Maldini, Nesta, Oddo, Simic, Zambrotta, Zanetti, Baronio, Camoranesi, Gattuso, Lampard, Leonardo, Pepe, Pirlo, Rui Costa, Verratti, Vidal, Roberto Baggio, Del Piero, Di Natale, Iaquinta, Inzaghi, Matri, Pato, Ronaldo “Fenomeni”, Totti. Trajnerë: Conte, Ancelotti

“Blue Star”: Buffon, Storari, Adani, Barzagli, Bonera, Cafu, Diana, Ferrara, Kaladze, Materazzi, Serginho, Abate, Albertini, Ambrosini, Brocchi, De Rossi, Diamanti, Marchisio, Pirlo, Seedorf, Borriello, Cassano, Quagliarella, Shevchenko, Tevez, Toni, Ventola. Trajnerë:  Allegri, Donadoni, Tassotti.