Mbrojtësi i kombëtares drejt Besiktasit, vera përcaktuese

21/04/2019 - 21:05

Një ndër mbrojtësit më në zë të kombëtares shqiptare është Kastriot Dermaku. Ky i fundit nuk u ftua nga trajneri Christian Panucci në dy ndeshjet e fundit eliminatore të europianit.

Shqiptari është lojtar lider te Cosenza dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve rreth vetes. Bologna dhe Torino u përfolën si dy ekipet e interesuara për shërbimet e shtatlartit në verë, ndërsa tashmë del në skenë dhe një pistë tjetër. Gjigantët e Besiktasit e kanë përfshirë në listën e objektivave për merkaton e verës.

Shqiptari mund t'i bashkohet turqve, pasi këta të fundit kanë hasur probleme në mbrojtje dhe do të kenë ndryshime për sezonin e ardhshëm. Disa prej titullarëve do të largohen për t'u zëvendësuar me të tjerë.

37 gola ka pësuar ekipi i Besiktasit këtë sezon duke qenë një nga skuadrat që ka pësuar më shumë. Dermaku shihet si personi i duhur për të zgjidhur hallet e "Shqiponjave bardhezi".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas afrimit të sulmuesit ganez Sasid Abdul Khalid, Teuta ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri.

Teuta duket se ka bërë një përforcim cilësor në repartin e avancuar.Është klubi i Prishtinës në Kosovë, që njofton mbylljen e bashkëpunim

“Mezi po pres ditën e nesërme për të takuar kolegët e mi në stërvitje”, ishin fjalët e Felipe Kutinjos në prezantimin ditën e hënë.Edhe p

Jurgen Klopp surprizon jo pak me deklaratat e tij.

Ylli portugez nuk ka vendosur ende se kur do të ndalet së luajturi futboll, por thotë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër.

Në Brazil janë të dashuruar me futbollin aq sa nuk ka rëndësi se ku luhet dhe për çfarë objektivi luhet pasi tifozët nuk mungojnë asnjëhe

Teuta ishte surpriza e kampionatit sezonin e shkuar duke rivalizuar për titull kampion deri në javët e fundit si edhe duke u renditur në

Pas miqësores së zhvilluar të shtunën me Laçin, ku humbi 0-2, Teuta i është kthyer fushës.

Merkatoja e prapavijës së Romës në këtë verë flet shqip.