Mbrojtësi i Teutës, Aleksandër Kuro, që kishte pasur edhe një nga përjetimet më të frikshme të tërmetit të 26 nëntorit, ka reaguar sërish në një postim të tij në “Instagram”.

Teksa ka zgjedhur një foto domethënëse, ku gjendet i shtrirë në tokë, Kuro bën thirrje që të gjithë duhet të marrin forcat e të ngrihen, për të përballuar këtë situatë të vështirë, ndërsa uron që një ngjarje si kjo të mos përjetohet më kurrë.

“Shpresojmë që të mos përjetojmë më kurrë situata si ajo pas tërmetit shkatërrimtar. Stuhia ka kaluar dhe tani duhet të ngrihemi në këmbë sërish, dhe të përballojmë këtë situatë kaq të vështirë si kjo” – shkruan Kuro në postimin e tij në Instagram.