Momente frike në Bordeaux në sfidën e Ligue 1 mes vendësve dhe St Etiene. Në pjesën e parë, mbrojtësi serb Neven Subotic u dëmtua rëndë pas një përplasjeje me portierin e skuadrës së tij. Ai u rrëzua në tokë dhe fytyra iu mbulua nga rrëketë e gjakur, duke shkaktuar panik te futbollistët e të dyja skuadrave.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, që e transportoi futbollistin drejt spitalit për ekzaminime me të detajuara. Mësohet se gjendja e Subotic është e mirë, pra nuk ka asnjë rrezik për jetën. 

Gjithsesi ende nuk është bërë e qartë se për sa kohë do të mungojë. Për kronikë, ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 të Bordeaux.