Mbrojtësin e Hamburgut nuk e mbajnë nervat, futet në tribunë dhe përplas tifozin për tokë

15/09/2020 - 15:06

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, në ndeshjen për Kupë në Gjermani, mes Dinamo Dresden dhe Hamburgut, ku luan mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i Hamburgut Toni Leistner, nuk e ka kontrolluar dot veten, teksa është futur në tribunë ku ndodhej një numër i vigël tifozësh dhe është përplasur me njërin prej tyre.

I nervozuar në maksimum, nga humbja 4-1, por sipas tij edhe nga provokimi që i ishte bërë nga tifozët, ai është futur në tribunë dhe është kapur keq me njërin prej tyre, duke e përplasur për tokë.

Një veprim aspak i hijshëm për një lojtar ky, aq më tepër që Leistner në të kaluarën ka luajtur për 4 sezone për Dinamo Dresdenin. Me shumë mundësi në drejtim të lojtarit do të ketë një dënim të rëndë nga federata, pasi veprimi i tij ndaj tifozit është i pajustifikueshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia.

Ngolo Kante raportohet se ka pranuar të tranferohet tek Interi.

Teutës i është shtuar “oreksi”, pasi mbylli një sezon më shumë se të suksesshëm në histori.

Rrezikoi që të mos kualifikohej për në sesionin e fundit të provave zyrtare, por Lewis Hamilton ka fituar “pole position” në Çmimin e Mad

Mançester Junajtid ka marrë fitoren e parë për këtë sezon, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Brajtonin në transfertë në një ndeshje të

Ndryshimi i brezave në kombëtaren e Argjentinës ka bërë që disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të viteve të fundit të mos grumbullo

Liga e Futbollit e pa të arsyeshme të sqarojë publikisht argumentet e kërkesave ekonomike që i ka drejtuar qeverisë, pasi ia dërgoi ato e

Zinedine Zidane e ka thënë hapur se nuk pret më lojtarë të rinj në ekipin e tij, edhe pse në fakt vetëm ka bërë largime këtë verë.

Qesharake ajo që ka ndodhur me provimin e gjuhës italiane që dha disa ditë më parë Luis Suarez.

Talenti shqiptar Kristian Dervishi është zyrtarisht pjesë e Interit.