Teuta zhvilloi miqësoren e radhës dhe durrsakët u mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 nga Skënderbeu.

Në fund të ndeshjes trajneri Edi Martini tha për mediat se kjo ndeshje nxorri në pah disa mangësi të skuadrës, ndërsa theksoi se Teuta pret edhe 2-3 afrime në merkato. 

“Po normalisht, jemi në fundin e përgatitjeve, jemi futur në ciklin e kampionatit. Ngarkesa ka qenë më e madhe. Ndeshja më bëri të kuptoj se kemi disa mangësi, por mirë që ndodhi kjo, që të shohim mangësitë tona. Sidoqoftë, jemi gati për javën tjetër.

Rifillimi i kampionatit? Teutën do e shoh ndeshje pas ndeshje, me Laçin kemi një ndeshje shumë të fortë. I dimë kapacitetet tona, si dhe ato të Laçit. Do të bëjmë çmos që të fitojmë.Patjetër që kemi nevojë për përforcime, po presim 2-3 pika për t’u përforcuar nga dita në ditë. Ardhja e tyre është pak vonë, gjithsesi do të na shërbejnë”.