Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të largojë topin dhe e dërgoi atë te lojtari rival i Kroacisë, që shënoi gol më pas.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “TNT Sports”, portieri tregoi se ai do dëshironte edhe një mundësi tjetër, për të shfajësuar veten nga ai gabim, por trajneri nuk ia dha më mundësinë.

“Një ditë pas asaj gafe që bëra, duke e dërguar topin te Rebiç, i cili shënoi gol, te gjithë e kishin numrin tim të telefonit. Unë e kalova shumë keq atë periudhë. Më dërguan mesazhe të këqija, teksa kishe edhe kërcënime me vdekje.Këto më bënë mua të mendoj më shumë për familjen dhe të ardhmen time. Unë do doja edhe një mundësi tjetër për tu shfajësuar, por trajneri nuk ma dha më mundësinë te kombëtarja”, u shpreh Kabajero.