Vdekja tragjike e Kobe Brajant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, shtangu e pikëlloi botën e sportit.

Klubi i Milanit ka rënë dakord me Lega Calcio, dhe ka vendosur të luajë me shirit të zi në krah në ndeshjen ndaj Torinos, në nderim të legjendës Kobe Brajant.

Milani do të nderojë ish-basketbollistin, i cili njihej si një tifoz i flaktë i kuqezinjve.

Dedikimet kanë qenë të shumta gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të Brajant dhe Milani ka zgjedhur mënyrën e vet për të respektuar një ikonë të sportit.