I ftuar në studion e “Sport Italia”, ish-menaxheri i Interit dhe Milanit, Masimiliano Mirabeli ka komentuar derbin e Milanos.

Veç të tjerave, 49-vjeçari është ndalur edhe te çështja “Ikardi”, teksa u shpreh se në rast se do të ishte në vend të Marotës, nuk do ta lejonte argjentinasin të rikthehej në fushën e blertë me fanellën e Interit.

“Zikaltërit bërën një ndeshje të përsosur, por duhet thënë se dhe Milani luajti mirë. Nuk është e lehtë të pësosh 2 gola dhe më pas të hysh përsëri në lojë. Gatuzo po bën një punë të mirë. Çalahanoglu bëri një ndeshje të shkëlqyer ndaj Interit dhe ende mund të rritet. Mendoj se do të jetë një luftë e ashpër për vendin e tretë. Milani ka një skuadër të mirë, ashtu sikurse dhe Interi”.

Për çështjen "Ikardi"

“Mendoj se Ikardi është një futbollist i madh dhe njeri shumë i mirë. Por, gjithashtu jam i mendimit se askush nuk vjen para klubit dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për Interin që ka miliona e miliona fansa nga e gjithë bota. Ndoshta unë do të isha më i ashpër se Interi. Jo vetëm që do t’i hiqja shiritin, por nuk do ta lija më kurrë të rikthehet në fushë me fanellën e Interit. Jam plotësisht dakord me vendimin e Marotës. Me Vandën do të kisha punë vetëm 5 minuta. Roli i trefishë i saj si menaxhere, bashkëshorte dhe nënë sjell vetëm telashe të ndryshme. Disa gjëra duhen diskutuar në zyra dhe jo në televizione”, u shpreh Mirabeli.