Te Lokomotiva e Zagrebit numri i futbollistëve shqiptarë mund të shkojë nga 5 në 6 gjithmonë nëse i referohemi raportimeve që vinë nga mediat kroate.

Sherif Kallaku talenti i Teutës ka përfunduar në radarët e klubit kryeqytetas që do të tentojë të bashkojë atë me emra të tillë, si Uzuni, Mersinaj, Tuci, Çokaj dhe Kastrati.

Pas Osijek në garë për të marrë shërbimet e Sherif Kallakut ka hyrë edhe Lokomotiva e Zagrebit një klub që beson shumë te futbollistët shqiptarë dhe i hedh gjithmonë sytë nga Kategoria Superiore.

Për 22-vjeçarin do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë nëse kalon në kampionatin kroat.