Mediat serbe kundër shqiponjës së Rashford: Festim skandaloz!

12/08/2019 - 15:03

Festimi i Marcus Rashford në rastin e golit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelsea-t ka çmendur mediat serbe të cilat e kanë quajtur si provofik festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy koka.

Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë urrejte te serbët të cilët nuk e pranojnë simbolin e "Shqipërisë së Madhe". Menjëherë pas festimit të Rashford me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe Kurir e cila shkruan:

"Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kalaur pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matic që është me kombësi serbe".

Në Serbi akoma nuk arrinë ta përtypin faktin që festimi me shqiponjën me dy koka është në modë dhe të gjitha këto lloj festimesh i quajnë provokime edhe pse qëllimi i Rashford nuk ka qenë të acarojë serbët duke festuar me simbolin e shqiptarëve. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Java e 15 e kampionatit italian soli humbjen e parë të sezonit për Juventusin, por mbi të gjitha konfirmoi krizën në klubin e Napolit dhe

Matia De Shiljo dhe Juventusi duket se janë pranë “divorcit” mes tyre. 

Rusia ka marrë një goditje të madhe, pasi është përjashtuar për katër vite nga të gjitha aktivitetet e mëdha sportive, nga Agjensia Botër

Teuta ia doli në ditën e djeshme të fitonte një përballje aspak të lehtë ndaj Skënderbeut, jo vetëm ër forcën e kundërshtarit në fushë, p

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, deklaroi se fitorja ishte një detyrim për ekipin e tij ndaj qytetit të Durrësit, pas asaj që kaloi qytet

Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e të shtunës ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të h

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare një nga mësueset më të nderuara të Durrësit dhe ish-kampionja kombëtare e ping pong-ut, Ver

U  ktheu sadopak buzëqeshjen tifozëve durrsakë, të cilët kanë përjetuar ditë shumë të vështirë për shkak të termetit shkatërrues të 26 në