Një lajm i bujshëm është bërë publik së fundmi ku protagonist është “ylli” portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi nuk po merr rezultatet që dëshiron nga ekipi ku ndodhet dhe krisjet e tij me pjestarë të klubit si dhe me trajnerin kanë qenë disa herë të pashmangshme.

Së fundmi bardhezinjtë humbën në Seria A ndaj Veronës dhe kjo solli pakënaqësi të mëdha nga Ronaldo, i cili kërkon të fitojë gjithmonë, por më tepër është i shqetësuar për mënyrën e lojës.

Së fundmi mediat në Spanjë kanë zbuluar prapaskenat nga një lëvizje e bujshme që mund të ndodhi në vazhdim. Sipas abc.es Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventus dhe i ka dërguar letër agjentit të tij Jorge Mendes, për të gjetur ekip të ri në sezonin e ardhshëm.

CR7 fillimisht mendon për rikthimin te Real Madrid, por këta të fundit nuk janë të interesuar për të rikthyer portugezin në ekipin e tyre.