Trajneri i Tiranës, Ardian Mema foli pas fitores me Teutën, ku ndër të tjera deklaroi:

Çfarë rëndësie ka kjo fitore për Tiranën?

Loja më jep garanci. Ekipi u shpreh mirë në shumicën e lojës. U rikthyem te lojërat e mira. Duke luajtur mirë, edhe fitohet.

Tirana duhet të shohë punët e veta, nuk duhet të shohë shumë nga kundërshtarët.

Shënon Oduamadi, Hasani dhe Karabeci. Maksimumi i Tiranës sot?

Kjo është një ndeshje, tani të shohim në vazhdimësi të shohim si do jenë në formë këto lojtarë. Besoj se ekipit iu ka rikthyer fizionomia që patëm në fazën e tretë. Mu rikthyen edhe ato kujtimet e mira. Por, sërish një ndeshje është.

Zotërimi i topit ishte i qartë, shfrytëzuat shpejtësinë e Oduamadit. Te goli i pësuar, lojtarët ishin statikë të gjithë…

Mendoj se është një vendosje e mirë, por janë të gjithë të palëvizur. Duhet të kemi më shumë luftë për topin. Edhe në analizë, e thamë që Teuta është e fortë në ajër, dhe goditjet standarde ishin sikleti im, dhe kemi punuar për to. Kjo është çështje për t’u parë, pasi nuk mund të pësosh kështu golash, që nuk kanë ardhur si pasojë e lojës së mirë të kundërshtarit. Ne duhet të riparohemi në vazhdimësi, dhe të kemi dhe garanci për të ardhmen.

A kanë trajnerët e Kastrioti dhe Luftëtarit, t’ju thonë që Tirana fiton çuditshëm?

Nuk kam ndonjë koment për këtë pyetje. Arsyeja është e thjeshtë. E kam thënë dje, në një moment tjetër do i sqaroj çfarë kam thënë. Nuk jam nga ata që i bëj pas këtyre gjërave që them. E di se çfarë flas. Do i sqaroj në një moment të dytë.