Menaxheri i Ronaldos: Do të thyejë edhe Pelenë, është më i miri i historisë

16/10/2019 - 15:00

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale. Konfirmimi vjen nga menaxheri i njohur portugez, Jorge Mendes.

I intervistuar nga “Tuttosport”, ai siguroi se CR7 dëshiron të arrijë objektiva të mëdhenj me fanellën bardhezi:

“Cristiano ka arritur një objektiv të rëndësishëm, ka shënuar 700 gola në karrierë, por unë nuk ka asnjë dyshim që së shpejti do të thyejë edhe rekordin e Pelesë si golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit dhe këtë objektiv do ta arrijë duke luajtur për Juventusin. Në fund të fundit, 68 gola për të jashtëzakonshmin Ronaldo (me Juven) nuk janë shumë, apo jo? Jam i bindur se më e mira ende nuk ka ardhur.”

Mendes nuk ka asnjë dyshim që klienti i tij, CR7, është më i miri i historisë së futbollit.

“Numrat nuk gënjejnë. Në mënyrë dërrmuese, Cristiano i ka thyer rekordet në futboll. Kjo e lartëson atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin, për gjithçka që ka bërë në shërbim të klubeve të ndryshme, që përfaqësoi në Angli, Spanjë dhe tani në Itali, por edhe te përfaqësuesja portugeze. Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia tashmë ka luajtur tri finale, duke fituar dy.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Itali, por ende mbetet një rebus skuadra që do të zgjedhë për të vazhduar karrierën e tij.

Arbitri Sokol Bebja u sulmua nga tifozë të skuadrës së Shkumbinit në sfidën e Kategorisë së parë ndaj Dinamos.

Superiorja rikthehet mesjavën e ardhshme, e madje skuadrat do të luajnë në mesjavë, pikërisht të mërkurën e 18 dhjetorit, kur të dhjeta s

Derbi lë me pasoja stadiumin “Air Albania”, ndërsa FSHF kërkon dënimin e shkelësve të ligjit.

Pas shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi, Teuta nuk ka humbur kohë dhe ka rikthyer pas 10 vitesh në stol Edi Martinin.

Jurgen Klop i ka quajtur propozimet për ndeshje ekstra në Champions si një idiotësi të madhe.

Klubi i Teutës e ka cilësuar të turpshëm gjykimin e kryesit Juxhin Xhaja dhe asistentëve të tij në ndeshjen ndaj Kukësit.

Paulo Dybala është pa diskutim njeriu i momentit te Juventus.

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë austriakëve të Wolfsberger, duke u kualifikuar e dytë e grupit në fazën e 1/16-ave të