Thomas Strakosha më në fund mund të buzëqeshë përsëri, pas një muaji stresues që e ka lënë jashtë fushave të lojës pa pasur asnjë probem të dukshëm. Portieri i përfaqësueses shqiptare ishte zhdukur që nga 22 tetori, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, edhe pse në klub insistonin se kishte vetëm virozë të stinës.

Tamponët e nxirrinin herë pozitiv e herë negativ, duke bërë që çështja të përfundonte për hetim nga Prokuroria, por gjithsesi kjo la Strakoshën një muaj jashtë dhe ai humbi ndeshje të rëndësishme në kampionat, por edhe në Ligën e Kampioneve, duke i lënë vendin Pepe Reinas.

Pa harruar këtu përfaqësuesen shqiptare me të cilën nuk arriti të aktivizohej dot në ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve. Por kjo pèeriudhë duket se ka kaluar përfundimisht, pasi në testet e fundit, Strakosha ka rezultuar negativ në të gjithë laboratorët që është testuar, meqë Lacio tashmë ka nënkontraktuar të ndryshëm.

Kështu që në mëngjes ai ka qenë i pranishëm në klinikën e klubit për kontrollet e detyrueshme mjekësore para kthimit përsëri në stërvitje që sot, për të qenë nën urdhërat e trajnerit Inzagi. Gjithsesi, në Itali presin që Strakosha edhe këtë javë të jetë në stol, ndërsa do të rigjejë formacionin vetëm në javën e ardhshme.