Mesazhi i Neymarit: Nuk dua të luaj më për PSG-në, por të kthehem në shtëpi

19/06/2019 - 15:00

Neymar Junior nuk bën hapa pas. Braziliani është i vendosur për t’u larguar nga PSG. Dëshira e tij është të braktisë qytetin e dritave për t’u kthyer te Barcelona.

Deklaratat e Al Khelaifit për “France Football” si: “askush nuk e detyroi të firmoste këtu”, apo “dua që lojtarët të jenë të përgatitur për të mbrojtur nderin e kësaj fanelle”, nuk dhanë asnjë rezultat. Përkundrazi dhe gjithçka e ka një shpjegim.Sikurse njofton “El Mundo Deportivo”, prej muajsh Neymar po këmbëngul për t’u kthyer te Barcelona. 

Mesazhi tashmë ka shkuar drejtpërdrejt te pronari i PSG-së, Al Khelaifi. “Nuk dua të luaj më për PSG. Dëshiroj të kthehem në shtëpinë time, nga ku kurrë nuk duhej të largohesha.” 

Kjo kërkesë e 27-vjeçarit, drejtuar presidentit të klubit francez shpjegon edhe ndryshim e diskursit të PSG-së ndaj futbollistit, që deri para pak kohësh konsiderohej i pashitshëm.

Informacioni i L’Equipe, që tregonte se PSG është gati ta shesë Neymarin për një ofërtë XXL dhe intervista e Al Khelaifit, që i hapte derën e largimit brazilianit, duke vlerësuar më shumë sulmuesit tjetër, Kylian Mbappe, janë indicie që mesazhi i “yllit” të “Seleçaos” është marrë nga drejtuesit me të lartë të klubit.

Edhe trajneri gjerman Thomas Tuchel, nuk po mundet më të zgjidhë problemet që i ka shkaktuar Neymar në dhomat e zhveshjes, duke dhënë pëlqimin për shitjen e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare.

Arthur Melo i ngrin buzëqeshjen Juventusit, Barcelonës por dhe vetë Pjanic.

Nga e thënë në të bërë, Inter dhe Icardi me në fund pas një luftë të ashpër janë në prag divorci përfundimtar.

Klubi i Barcelonës është një ndër ata që është goditur më rëndë nga kriza e koronavirusit.

Dejan Kulusevski firmosi me Juventusin në merkaton e janarit, teksa do të luajë me bardhezinjtë duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pasi

Teuta e ka fituar me rezultatin 4-0 miqësoren e zhvilluar në Durrës kundër Erzenit.

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet!

Mbrojtësi anglez, Kristian Mbulu ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në një moshë shumë të re.

Tre shitje për të arkëtuar plot 160 milionë euro dhe për të rimodeluar sulmin.