Mesazhi më i bukur, origjina dhe frymëzimi, Ildi Gruda rrëfen “sekretet”: Martini më ngacmon me batuta

20/01/2021 - 11:36

Ildi Gruda është pa dyshim një zbulim te Teuta. Që në sezonin e kaluar e tregoi veten sa herë ishte aktivizuar, por vetëm goli i mungonte. 21-vjeçari do ta mbaj mend gjatë të premten e 15 janarit 2021, pasi shënoi për herë të parë në Kategorinë Superiore.

Por kush është sulmuesi i shpejtë, që ka lindur dhe është rritur në Lezhë, por origjinën e ka nga Shkodra. Gruda flet për veten dhe ëndrrat që ka në futboll.

Ildi, shënuat golin e parë në Superiore. Sa keni pritur për këtë moment?

Kam qenë shumë i qetë për këtë pjesë sepse e dija që do vinte goli. Në çdo ndeshje kam krijuar raste dhe goli më në fund erdhi, kështu që ndihem i lumtur për këtë.

Cili ishte mesazhi më i bukur që keni marrë pas ndeshjes?

Mesazhi më i bukur ishte i babait. Ma kishte dërguar që në momentin që kisha shënuar golin, nuk kishte pritur të mbaronte ndeshja.

Na tregoni pak për karrierën e deritanishme, si erdhët te Teuta?

Unë e kam filluar futbollin me grupmoshat e Vllaznisë, nga 12 deri në 15 vjeç. Më pas karrierën si profesionist e kam nisur te klubi i Valetës në Maltë. Ndërsa për ardhjen në Durrës u bë shkas për transferimin tim trajneri Edi Martini.

Cila është origjina juaj?

Shpeshherë kjo ngatërrohet, por unë jam shkodran. Megjithatë, kam lindur dhe jam rritur në Lezhë.

Dalloheni për shpejtësinë. Në testet që keni bërë cila është distanca dhe rezultati më i mirë që keni pasur?

Shpejtësia mesatare në 30 metra e kam bërë për 3.7 sekonda. Por, nuk mund të them se ka ndonjë sekret sepse nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Kjo është diçka të cilën e ka të qartë çdo sportist. Është puna e palodhshme dhe përkushtimi maksimal për të bërë çdo gjë deri në detaje për profesionin.

Kush sulmues në botë ju frymëzon dhe kërkoni t’i ngjasoni sadopak?

Më pëlqen Ronaldo fenomeni. Për karakterin e fortë që ka pasur dhe forcën e tij, e marr edhe si shembull.

Çfarë bëni në kohën kur nuk merreni me futboll?

Më pëlqen të luaj video-game pasi konsumoj darkën, por edhe ndonjë kafe mbrëmjeve.

Ndiheni më mirë si sulmues krahu apo jepni më shumë në një tjetër rol?

Roli im natyral është sulmues qendre, por edhe në krah ndihem shumë mirë, pasi mund të shfrytëzoj hapësirat me shpejtësinë që kam.

Sa është kohëzgjatja e kontratës suaj me Teutën?

Kontrata është deri në janar të vitit 2023. I falënderoj drejtuesit për mundësinë që më dhanë. Shpresoj t’ua shpërblej.

Çfarë doni të arrini në Durrës?

Unë shpresoj dhe dua me gjithë zemër titullin kampion, si dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve. Jam gati të ndihmoj skuadrën dhe të jap 100%. Unë dua të fitoj gjithçka, çdo ndeshje të mundshme. Mendoj se mund të arrijmë suksesin si në kampionat, ashtu edhe në Kupë këtë sezon.

Me sa gola do të ishit i kënaqur këtë sezon?

E rëndësishme është që golat e mi të ndihmojnë ekipin të arrijë objektivat. Numri nuk ka shumë rëndësi për mua.

Kush është lojtari më shakaxhi në skuadër?

Lojtari më shakaxhi dhe që bëjmë humor në ekip është Denis Pjeshka.

Me cilët lojtarë shoqëroheni më shumë?

Me Silvio Zogaj fle (qesh). Jemi të dy nga Lezha dhe jetojmë në një shtëpi.

Cili ju ngacmon më tepër me batuta apo edhe kritika, trajneri Martini apo drejtuesit?

Normalisht që trajneri, pasi me të jemi çdo ditë në stërvitje dhe normalisht kalojmë më shumë kohë.

Cila është ëndrra juaj në futboll?

Ëndrra ime është të kem një karrierë sa më jetëgjatë dhe normalisht të arrij të luaj për Kombëtaren shqiptare një ditë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Liverpul mbetet në krizë teksa është mposhtur sërish në shtëpi në ditën e djeshme të Premier League nga ekipi i Fulhem me rezultatin 0-1.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thënë se ka pasur disa debate të ashpra me presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin.Agneli du

Me rastin e 8 Marsit ditës së gruas, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i ka uruar të gjitha nënat për ditën e tyre.Ai përmes një postimi në

Liverpool po përjeton sezonin më të vështirë në drejtimin e Jurgen Klopp, për momentin janë jashtë çdo objektivi në Premier League, vendi

Zlatan Ibrahimovic ishte ndër protagonistët absolutë të Festivalit të Sanremos.

Në një sezon ka momente ku gabimet marrin një dimension tjetër, p.sh.

David Alaba është në muajt e fundit me Bajern Mynih, teksa lojtari shumë dimensional në fushë ka vendosur të largohet në fund të sezonit

Sfida shtëpiake me Anglinë për eliminatoret e Botërorit Katar 2022 po afron (28 mars), ndërsa bari i stadiumit “Air Albania” nuk ndodhet

Reali i Madridit vazhdon të këmbëngulë për të rinovuar me Sergio Ramos, por drejtuesit i kanë vendosur një ultimatum mbrojtësit spanjoll.