Lojtarët e Teutës janë stërvitur sipas një strategjie të drejtuesve të klubit durrsak, në grupe me nga 2-3 vetë në aneks dhe në stadiumin “Niko Dovana”. Por, pritja e gjatë për rifillimin e garës, natyrisht që i ka pezmatuar të gjithë. Arbër Çyrbja ka folur për këtë periudhë të vështirë që po kalon e gjitha bota dhe që për qytetin e Durrësit janë dy goditje të forta pas atij tërmeti të nëntorit.

Ja si e nis ai prononcimin e tij…

Pas asaj që na ndodhi me tërmetin, tani virusi, por ne duhet të vazhdojmë jetën. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhi me këtë pandemi pasi na duket sikur e hamë bukën kot sepse jemi mësuar të lodhemi pak”.

Por, Çyrbja nuk e fsheh optimizmin dhe ai është i bindur se edhe kjo situatë do të kalojë.

“Them se do të ndryshoj çdo gjë me kalimin e kohës. Durrësi është një qytet i bukur dhe me njerëz të mirë. Qyteti me turizmin mbahet e do ta shikojmë se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës”, e mbylli deklaratën mesfushori dhe një nga më të spikaturit në radhët e skuadrës së Teutës, Arbër Çyrbja.