Paolo Maldini ka zbuluar se Milani nuk e ka me nxitim për të rinovuar me Xhanluigji Donarumën, por gjithashtu pranon se kuqezinjtë duhet të përpiqen të mbyllin marrëveshjen me portierin. 21-vjeçari e mbajti portën të paprekur në ndeshjen e parë në kampionat ndaj Bolonjës.

Kontrata e Donarumës me Milanin skadon në 2021, dhe portieri ende nuk ka rinovuar me kuqezinjtë.

“Donaruma është 21-vjeç dhe është absolutisht një lider. Ky është realiteti. Ai ka luajtur 220 ndeshje me Milanin në këtë moshë, që është absolutisht e papërsëritshme. Sa më shumë rritet, aq më shumë bëhet një lider. Ai është një lider në stërvitje dhe me sjelljen e tij. Ne duhet të përpiqemi të rinovojmë me të.Kjo mund të ndodhë në një javë, në 10 ditë, në 20 ditë, ne nuk e kemi me nxitim. Ne jemi në atë situatë, ku e dimë që 10 apo 15 ditë më shumë nuk do ndryshojnë asgjë”, tha Maldini për “Sky Sport Italia”