Suksesi i Milanit në Veronë la shumë të pakënaqur mes tifozërisë kuqezi. Mes tyre, por në rolin e opinionistit është edhe Alesandro Kostakurta.Ish-mbrojtësi i “Djallit” duke komentuar fitoren e së dielës, deklaroi:

“Një fitore është gjithnjë e vlefshme, sidomos kur je në prag të derbit. Atmosfera është e qetë dhe kjo e lehtëson punën. Nuk pashë ndonjë përmirësim të Milanit në ndeshjen kundër Veronës.

Kur një trajner kërkon të ndryshojë organizimin taktik, është normale që të ketë edhe rrëmujë në manovrën e skuadrës. Po shoh më shumë rrëmujë sesa organizim, por kjo nuk vlen vetëm për Milanin, pasi është një aspekt dallues i ekipeve që kanë ndryshuar ide futbollistike”, u shpreh Kostakurta.