Pasi ia mori Theon, Reali është duke synuar Odegaardin dhe Jovicin.Theo Hernandez është duke shkëlqyer te Milani. Kështu, kuqezinjtë janë duke shpresuar të rrëmbejnë të tjerë talentë nga Real Madridi.

Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë do të ulen përsëri në tryezë me “Los Blancos” për të diskutuar për blerjen e mundshme të Martin Odegaard dhe Luka Jovic.

Jovic nuk ka shumë hapësira te Reali dhe mund të largohet, derisa Odegaard edhe përkundër dëshirës për t’u kthyer, në skuadër ka shumë lojtarë në ofensivë, si Vinicius, Asensio, Rodrygo, Bale, Benzema, Eden Hazard dhe me shumë mundësi edhe Kylian Mbappe, andaj mund të shikojë për të tjera opsione.

Mesazh live në televizion, Rami fton për takim prezantuesen italianePrezantuesja e programit “Detto Fatto” (U tha, u bë) në televizionin italian Rai Due, Bianca Guaccero është surprizuar ditën e djeshme live në emision, teksa ka marrë një trëndafil dhe një mesazh nga mbrojtësi francez Adil Rami.

Ky i fundit i dërgoi fillimisht një trëndafil anonim dhe më pas një mesazh, ku dukshëm e ftonte të takoheshin: Përshëndetje Bianca. Unë jam në Nicë dhe ti në Milano, kështu që nuk jemi shumë larg…”.

Megjithatë bukuroshja italiane ka reaguar menjëherë dhe ka sqaruar se ajo dhe Rami nuk njihen nga afër dhe se mbrojtësi thjesht i ka shkruar në Instagram, ku nuk ia ka kursyer komplimentet.