Miliardat e Champions-it: vlera e 32 skuadrave pjesëmarrëse

20/09/2018 - 14:26

Edicioni 2018-2019 i Champions League nisi në mënyrë fantastike, me duele të mëdha, gola dhe emocione. 32 skuadrat që luajnë në fazën e grupeve kanë shpenzuar 2 miliardë e 124 milionë euro për të ngritur trofeun e 64-t kontinental dhe të shkurorëzojnë Realin e Madridit, që e mbron titullin për të tretin vit radhazi (spanjollët janë katër herë fitues në pesë edicionet e fundit të shekullit XXI).

Liverpuli dhe Juventusi janë ekipet që kanë investuar më tepër në merkato, duke u bazuar te bilanci ndërmjet blerjeve dhe shitjeve. Kampionët e Italisë shpenzuan 182,2 milionë euro, ndërsa me blerjet e emrave si Alison, Fabinjo, Nabi Keita, Shaqiri, Markoviç dhe Origi, vlera e “Reds” është rritur dhe tashmë skuadra e Jurgen Klop pozicionohet e katërta në klasifikimin special të ekipeve më të kushtueshme në Champions.Renditja kryesohet nga Barcelona, me ekipin katalan që ka vlerën e 1 miliardë e 140 milionë euro.

Kjo edhe pas blerjeve të Arthur, Vidal, Lenglet apo Malkolm, ndërsa Lionel Mesi me 180 milionë euro është lojtari më i shtrenjtë, përkrah Nejmar. Mançester Siti është ekipi i dytë më i kushtueshëm me vlerë 1 miliard e 60 milionë euro të përllogaritur në merkato. Forca e tretë është Reali i Madridit me 981 milionë euro.

Pavarësisht blerjes së Kristiano Ronaldos apo afrimeve të Bonuçit dhe Kanselos, Juventusi pozicionohet në vendin e dhjetë, me vlerë 769 milionë euro. Bardhezinjtë lihen pas nga Liverpul, Mançester Junajtid, Bajern i Mynihut, Totenham, Atletiko e Madridit dhe Paris Seint Zhermen.Grupi me vlerën më të lartë në merkato është B: 2 miliardë e 661 milionë euro me skuadra si Barcelona, Totenham, Inter dhe PSV. Në vendin e dytë është grupi C: i përbërë nga skuadra si PSG, Liverpul, Napoli dhe Cervena Zvezda me vlerë 2 miliardë e 202 milionë euro. Grupi H, ku luajnë Juventusi, Mançester Junajtid, Valencia dhe Jang Bojs pozicionohet i treti me vlerë 2 miliardë e 118 milionë euro.

Renditja sipas vlerës në merkato:

Skuadra            Vlera (Milionë euro)
Barcelona            1.140
Man. Siti              1.060
Real Madrid            981
Liverpul                   876
Man. Junajtid          855
Bajern Mynih          840
Totenham               835
Atletiko M.              807
PSG                       802
Juventus                769
Inter                       558
Napoli                    489
Valencia                427
Dortmund              417
Roma                    371
Olimpik Lion          328
Monako                 263
Shalke                  256
Benfika                 246
Porto                    246
Ajaks                    227
Hofenhajm           214
PSV                     128
Lokomotiv M.      110
Shakhtar              107
Gallatasarai          95
Bryzh                    87
CSKA Moskë        84
Jang Bojs             67
AEK Athinë         38
Crvena Z.          35
Viktoria Plzen      31

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme.

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pje

Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi.

 Tri fitore radhazi për Teutën që përjeton një shkurt të begatë.

Sulmuesi i Teutës, Ildi Gruda, është parë duke qarë në përfundim të ndeshjes me Tiranën në “Selman Stërmasi”.

 Paraja është një ndihmë e madhe për transferime, por pronarët e klubeve nuk janë gjithmonë të suksesshëm kur bëhet fjalë për futbollin.

Legjenda e golfit dhe një nga sportistët më në zë në botë, Tiger Woods pësoi dje një aksident të rëndë me makinë.