Teuta ka zhvilluar miqësoren e parë në tokën bullgare, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Europa League. Durrsakët u ndeshën përballë ekipit vendas, Kariana Erden, klub që militon në Ligën e Dytë vendase.
Ekipi i Bledi Shkëmbit, e mbylli me një fitore minimale 0-1 këtë miqësore të parë në Bullgari. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 56-të, nga Tomislav Bushicc.
Kujtojmë që para se të nisej për në Bullgari, Teuta zhvilloi edhe një miqësore në Durrës, përballë Laçit, ku u mund 1-2 nga ekipi i Starovës.