Mjeku i Maradonës nën akuzë, falsifikoi firmën e legjendës argjentinase!

23/01/2021 - 17:18

Nuk kanë fund polemikat mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Kur kanë kaluar thuajse dy muaj nga ndarja nga jeta e ish-legjendës argjentinase ende ka diskutime për mënyrën sesi Maradona vdiq.

Këtë herë bëhet fjalë për një skandal ku është i përfshirë mjeku i legjendës argjentinase Leopoldo Luque, i cili mund të ketë falsifikuar nënshkrimet e ish-sulmuesit për operacionet.

Çështjen tashmë e kanë marë në dorë prokurorët, të cilët po hetojnë për një vdekje të mundshme të padrejtë. Janë gjetur tre fletë së bashku dhe ishte diçka shumë e qartë që nuk shkonte.

Pas vdekjes së Maradonës, Luque dha një konferencë për shtyp, ku deklaronte: "Diego ishte shumë i dëshpëruar. Shëndeti i tij mendor nuk ishte shumë i mirë, mund të them se ishte një pacient pa vullnet.

Kirurgët provuan gjithçka, por ishte vetë Maradona që nuk e dëshironte diçka të tillë. Askush nuk guxonte të hynte në dhomën e tij. Unë isha një ndihmës dhe në takime të gjithë më injoruan", shkruhet në deklaratën e Prokurorisë.

Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë vendimi do të merret për Luquen, i cili ishte përgjegjës për jetën e Maradonës në vitet e fundit të tij. Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare më 25 nëntor në vilën e tij në Buenos Aires.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez.

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar.

Në ndeshjen PSV-Ajaks e cila përfundoi me shifat e barabarta 1-1, gati sa nuk plasi konflikti në minutat e fundit të ndeshjes.

Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në “Niko Dovana”. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, duke u barazuar nga verilindorët.

Çfarë nuk u pa në TV në sfidën Teuta-Kukësi të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”:

Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Pavarësisht se aventura me Tiranën ka përfunduar, Emanuel Egbo vazhdon të shijojë suksesin e arritur sezonin e shkuar, kur u shpall kampi

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xho

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (2