Egjiptiani Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit  në Premier League nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli. 25-vjeçari, që mbërriti te Liverpooli gjatë verës së kaluar nga radhët e Romës, ka shënuar plot 41 gola me “The Reds” në të gjitha kompeticionet, duke rezultuar një goditje e madhe në merkato për skuadrën e gjermanit Jurgen Klopp.

Salah është futbollisti i dytë afrikan, pas Riyad Mahrez, që e merr këtë çmim. “Faraoni” i Liverpoolit në fazën finale të votimit ka mposhtur konkurrencën e emrave të rëndësishëm si Kevin Kevin De Bruyne, Leroy Sane, David Silva, Harry Kane apo Marcus Rashford.

Salah është favorit për të fituar edhe “Këpucën e Artë” në Europë, pasi kryeson listën e golashënuesve në kampionatet kryesore europiane me 31 gola, dy më shumë se rivali i tij madh, “ylli” i Barcelonës, Lionel Messi.