Një situatë e pazakontë u regjistrua ditën e djeshme në ndeshjen e kampionatit kroat mes skuadrave Zapresiç dhe Lokomotivës së Zagrebit, ku aktivizohen disa futbollistë shqiptarë.

Ky takim u ndërpre për shkak të stuhive dhe rrufeve, të cilat dëmtuan sistemin elektrik të stadiumit, duke shkaktuar fikjen e dritave, në minutën e 38-të të ndeshjes.

Pavarësisht përpjekjeve, ishte e pamundur që defekti të rregullohej, si pasojë zyrtarët e ndeshjes vendosën që kjo përballje të anulohej dhe të vazhdohej ditën e sotme.