Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi. Për fatin e mirë të të skuadrës zikaltëre, asnjë prej tyre nuk është futbollist.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”.Pozitivë kanë dalë dy administratorët e deleguar të Interit: Xhuzepe Marota dhe Alesandro Antonelo.

Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, i cili është drejtori sportiv i zikaltërve. I infektuar edhe avokati i Interit, Anxhelo Kapelini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A.