Moratti nuk ndahet nga Interi: Jemi për titull, Sensi si Sneijder

17/09/2019 - 16:45

Ta largosh Massimo Morattin nga Interi është mision i pamundur.

Përkundrazi, darka me Zhang Jindong dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të klubit në prag të ndeshjes me Slavia Pragën në Champions tregon se ish-pronari i Interit është ende shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër, aq sa kur pyetet nëse ka dëshirë të rikthehet…

“Ata janë shumë të sjellshëm, më informojnë për gjithçka.” Ndoshta nuk është dakord me mënyrën sesi u menaxhua çështja “Icardi”, por marrëdhëniet janë shumë të mira dhe Moratti vijon të jetë tifozi i parë.

Interi për titull: Më ka impresionuar Sensi dhe trajneri dhe mendoj se janë hedhur bazat për të bërë mirë.

Trajneri është i zoti edhe në deklaratat që bën dhe për shpirtin që i transmeton skuadrës. Është i zoti në zanatin e tij dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Mundësitë janë për të luftuar për titullin, kjo është e rëndësishme.

Gjykimi për Sensin: Besoj se askush nuk e priste të ishte kaq i fortë. I ka dhënë një lloj shpejtësie skuadrës, ngjan me Sneijder. Ka ndryshuar mekanizmat e ekipit.

Derbi? Në derbi nuk mund të thuash gjë. ..

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Martini, trajner i Teutës, mendon se skuadra e tij meritonte me shumë në transfertën me Laçin, por gjithsesi e pranoi se mbërritja me

Nuk pati fitues në sfidën për një vend në zonën evropiane, atë mes Laçit dhe Teutës, pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë, falë barazimit

Ish-lojtari i Kombëtares së Brazilit, Fred ka vendosur të bëjë një veprim të pazakontë.

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino është solidarizuar me lojtarët e Bundesligës që demonstruan hapur vendosjen e drejtësisë për vrasjen

Futbolli në Itali ende nuk ka rinisur pas pandemisë por që tani klubet e mëdha kanë nisur luftën në distancë me njëra-tjetrën.

Rindizen shpresat e Barcelonës për të firmosur me Miralem Pjanic.

Eros Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përf

Rikthimi i Superiores i jep mundësinë Teutës të mbyllë gabimet e fillimvitit, ku disa paraqitje të mira u ndërthurën dhe me disa rezultat

IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) vendosi të bëjë një ndryshim në rregulloren e futbollit.