Benjamin Mendi, futbollisti i Francës, pas ndeshjes me Shqipërinë foli për përballjen e fituar, atmosferën në stadium dhe për ata që u hapën probleme atyre. Gjithashtu, në deklaratën për “SuperSport” vuri në dukje edhe faktin që kishin ndryshuar modul.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm jashtë fushës sonë dhe atmosfera ishte shumë e bukur për Shqipërinë, por e vështirë për ne. Ishte bukur të luanim në stadiumin e ri. Na duhej të ruanim vendin e parë, kërkuam fitoren dhe ia dolëm. Shqipëria luajti mirë, bënë presing lart, duke na sulmuar që në zonën tonë”.

“I studiuam përpara ndeshjes se si ishin, për të ditur pikat e forta dhe të dobëta, ndërsa ne luajtëm për herë të parë me këtë skemë. Bëmë mirë dhe për ne rëndësi kishte fitorja. Ia dolëm që të merrnim fitoren që na duhej edhe për kreun e grupit dhe jemi të lumtur”, përfundon mbrojtësi i majtë i Mançester Sitit.