Nuk ka kaluar pa u vënë re dora që Mourinho vendosi në vesh në “Juventus Stadium” pas fitores së Manchester United. “Special One”, pas fitores së Manchester United u kthye kundër Juventus-it, duke acaruar dhe provokuar tifozët bardhezinj që e fërshëllyen gjatë gjithë ndeshjes për shkak të së shkuarës së tij si internist.
Bonuçi, i mbushur plot me zemërim, kërkoi që ta ndalte, por trajneri portugez, në stilin e tij, nuk ndaloi dhe vijoi më tej duke bër të qeshurën e tij. Shumë e kanë vlerësuar fitoren e “Djajve të Kuq”, por “The Sun” e zhvendosur vëmendjen pikërisht te gjeshti që ndodhi pas fërshëllimës së trefishtë.
Në faqe të parë me titullin "No class" që do të thotë në shqip "I pahijshëm" me foton e portugezit ku nuk lënë më hapësirë për interpretime. Gjest që lidhet dhe me simulimin e Sterling në ndeshjen Manchester City – Shakhtar Donetsk. Çështje “fair-paly” që këtë herë ka munguar.