Muller mbron Ancelottin: Nuk ishte ai problemi!

Postuar: 12/10/2017 - 17:15

“Shumë nga problemet me të cilat Bayerni përballet i ka krijuar vet ekipi që nuk ka treguar aspak nivelin që pritej prej tij, për këtë arsye nuk duhet të fajësojmë Carlo Ancelottin e ta cilesojmë atë si idhullin e rremë”.

Nuk janë fjalët e një drejtuesi të ekipit bavarez as të ndonjë prej lojtarëve të tij e as të ndonjë miku të teknikut italian. Deklarata vjen pikërisht nga Thomas Muller, një prej veteranëve të Bayern Mynih, por që shtypi gjerman dhe italian e etiketoi si një prej përgjegjësve që u bënë shkak për largimin e trajnerit Ancelotti.

Prononcimi publik i 28-vjeçarit gjerman, krijon polemika sepse ai bashkë me Robben, Riberi dhe Boateng, ishte padyshim një prej të pakënaqurve gjatë menaxhimit të Carlo Ancelotit. Fakti që prej kohësh sulmuesi ishte lënë në stol, ishtë shoqëruar edhe me komente negative të shtypit gjerman, të cilit Anceloti i ishte përgjigjur se nuk mund t’i garantonte vendin askujt, madje as Thomas Mullerit.

Mbi këtë trajekëtore të re në të cilën ecin mendimet e gjermanit Muller pas largimit të Ancelotit, ai shton:

"Shpresojmë që ndryshimi i trajnerit të shoqërohet gjithashtu edhe me ndryshimin e rezultateve. Në fund të fundit për këtë u bë dhe ndryshimi. Ruajmë kujtime shumë të mira nga  Heynckes, me të cilin arritëm fitoren e trefishtë. Gjithsesi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se përformancat tona sërish mund të kritikohen sepse problemi kemi qënë vetë ne. Duhet t’i bëjmë, hapat një nga e nga një. Nuk mund të presim katapultimin e ecurisë tonë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Tetë gola të shënuar asnjë të pësuar, arsye e mjaftueshme për futbollistët e Bayernit për t’u ndjerë më të rinj, më të bukur e mbi të

   Të shtunën e ardhshme në San Paolo do të luhet sfida për kreun e Serie A  Napoli-Inter.

   Carlos Bacca nuk ruan kujtime të mira nga aventura e tij tek Milani.

   Kombëtarja e Kroacisë ka një ëndërr, të shkojë në Botëror e drejtuar nga trajneri italian Carlo Ancelotti.Që pas largimit të trajnerit

   Thomas Strakosha është një nga portierët e momentit.

Sezoni 2017-2018 nuk ka për të qenë aspak i lehtë për skuadrën e Chicago Bulls dhe kjo konfirmohet edhe nga incidenti që ka ndodhur sot g

Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos (3-1), ne mundëm të shihnim Leo Messin që fut diçka në gojë, por imazhet televizive nuk janë aq të mi

Përtej suksesit në organizim, Shqipëria po dëshmon edhe potencialin e saj sportiv në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinj dh

Ndonëse nuk e ka arritur podiumin as në stilin e shkëputjes dhe as në stilin e shtytjes, kjo nuk e ka penguar Romario Avdirajn, që falë n