Napoli interesohet për Marash Kumbullën, Verona i vendos çmimin 10 milionë euro

19/10/2019 - 18:56

Marash Kumbulla është një nga realitetet më të bukura të Serisë A dhe sigurisht që duke parë shpërthimin e talentit shqiptar, edhe klubi i Veronës nis të fërkojë duart. 19-vjeçari ka mahnitur me ndeshjet e bëra deri tani, aq sa ka ndezur interesin e një prej klubeve më të mëdha italiane.

Napoli është skuadra e parë që ka nisur sondazhet. Të kaltrit kanë marrë informacione mbi vlerësimin që i bën Verona qendërmbrojtësit shqiptar.

Nëse deri një vit më parë vlera e Kumbullës, sipas uebsajtit të specializuar “transfermarkt”, ishte 750 mijë euro, përgjigjja e thatë që Verona i ka dhënë Napolit për Marashin është 10 milionë euro.

Shkurt, ankandi është i hapur dhe Kumbulla tashmë mund të ëndërrojë një të ardhme në skuadrat elitare të Serisë A.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Murinjo është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë dhe protagonist si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.

Barcelona është në një alarm dëmtimesh dhe shifrat e bëjnë të pakundërshtueshëm këtë fakt.

Racizmi është një nga problemet më të mëdha që ka futbolli në Itali dhe debatet kanë qenë të shumta si të ndalohet ky fenomen.

Sherif Kallaku duket se do të jetë largimi i radhës nga kampionati shqiptar i futbollit.

Sherif Kallaku duket se do të jetë largimi i radhës nga kampionati shqiptar i futbollit.

Teuta do të ketë një mungesë të madhe në sfidën e radhës me Skënderbeun që do të zhvillojë në Durrës këtë fundjavë.

Pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha në Durrës dhe të prekur mbetën edhe lojtarët e Teutës.

Arabia Saudite po planifikon të ndërtojë një qytet-shtet të ri ndërkufitar, të qeverisur nga ligje perëndimore, si pjesë e strategjisë së

Dries Mertens do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, kur i mbaron edhe kontrata, dhe e ardhmja e belgut me shumë gjasë do të jetë

Arbër Çyrbja, një nga lojtarët që ka luajtur në Superiore me disa skuadra të njohura, ku bie në sy Teuta dhe Kukësi, ka qenë një nga ata