Napoli lë kreun, Sarri lë intervistën: Nuk iu përgjigjem për Juven…

Postuar: 12/03/2018 - 13:54

Nuk është një kohë e lehtë për Napolin. Pas eliminimit nga “Europa League” dhe disfatës kundër Romës, blutë barazuan në “San Siro” kundër Interit. Tani, parakalimi Juventusit është realitet, me +1 pikë për momentin, me mundësinë për të shkuar edhe më larg, në +4 pikë, kur bardhezinjtë të luajnë ndeshjen e prapambetur kundër Atalantës.

Pasi bëri mirë kundër kundërshtarëve të vegjël në të gjithë vitin 2018, Napoli ka dështuar në ndeshjet kundër të mëdhenjve, ose në sfidat thelbësore: kundër Leipzig, u mund nga Roma, u ndal nga Interi.

Kampionati është ende i gjatë, por tani Sarri duhet t’i revizionojë gjërat. Një situatë që padyshim nuk i pëlqen trajnerit të Napolit, i cili, i intervistuar në fund të ndeshjes në “San Siro” nga mikrofonat e “Mediaset Premium”, ka treguar një nervozitet të caktuar.Sarri, pasi iu nënshtrua pyetjeve të pasndeshjes, u pyet nëse është i shqetësuar nga Juventusi, hoqi kufjet, shmangu përgjigjen për “arratisje” të bardhezinjve ndaj Atalantës, sfidë e cila do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme: “Unë nuk iu përgjigjem pyetjeve rreth Juventusit. Nëse keni pyetje të tjera për Napolin, përgjigjem, ose jam duke e lënë mikrofonin. Më duket se luajti Interi me Napolin, apo jo.

Në qoftë se doni të pyesni për këtë ndeshje, mirë, përndryshe mirupafshim”.Sarri, i intervistuar më tej nga “Sky”, shpjegoi: “Ne duhet të vazhdojmë garën tonë drejt 101%. Erdhëm nga një humbje dhe luajtëm një test të madh në një nivel mbrojtës. Shkojmë përpara të bindur për të dhënë 101% tonë. Juventusi është më i fortë se renditja e shtatë viteve të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Bayernin në Gjermani, PSG në Francë, ose Barcelonën në Spanjë. Në Europë, pothuajse të gjitha kampionatet mbarojnë, në Itali nuk është kështu, për shkakun e Napolit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Vendim befasues i Mario Balotellit për të ardhmen tij.

   Kush kritikon Pual Pogbanë, duhet të jetë gati për luftë me Mino Raiolan.

Tefik Osmani mbetet një personazh i thumbuar në futbollin shqiptar, jo vetëm në fushën e lojës.

Ndeshja e kampionatit hungarez mes Debreceni dhe MTK Budapest u shty për disa minuta për një ngjarje të pazakontë.

Katër basketbollistë japonezë janë dërguar në shtëpi nga lojërat aziatike pasi akuzohen se kanë paguar femra për seks.

Cristiano Ronaldo është një minierë ari për futbollin italian. Nga transferimi i tij në Torino, nuk ka përfituar vetëm Juventusi.

   Piloti i IndyCar, Robert Wickens është dërguar në spital pas një aksidenti të tmerrshëm të dielën gjatë garës.Videoja tregon momentin

   Superiorja nisi të premten dhe ndeshjet e javës së parë tashmë janë një kapitull i mbyllur.

   Interi u mposht nga Sasuolo në ndeshjen e parë të kampionatit me rezultatin 1-0.

   Festimi i mesfushorit të Totenhemit, Dele Ali në sfidën ndaj Njukastëll, është kthyer në një sfidë në rrjetet sociale, ku miliona njer