Napoli në kaos total, lojtarët refuzojnë grumbullimin dhe dalin kundër presidentit

06/11/2019 - 16:43

Rezultatet e dobëta dhe humbja me Romën në fundjavë krijoj një klimë të keqe te Napoli, që detyroi presidentin Aurelio De Laurentis të vendosë që skuadra të grumbullohej me detyrim.

Padyshim që kjo gjë u kundërshtua nga Ançeloti, i cili e ka shprehur hapur mendimin e tij, para ndeshjes me Salcburgun. Mbrëmjen e djeshme Napoli barazoi ndaj austriakëve dhe trajneri italian nuk doli në konferencë për shtyp, kjo si pasojë e zemërimit të tij jo vetëm për rezultatin, por edhe vendimit të klubit.

Lojtarët duket se janë në një mendje me trajnerin dhe pas ndeshjes ata janë shpërndarë në shtëpitë e tyre në vend që të grumbullohesnin deri të dielën, para ndeshjes me Xhenoan, siç ishte vendimi i presidentit.

Mediat në Itali kanë zbuluar prapaskenat, ku duket se lojtarët ishin të bindur për t’u kthyer në shtëpi. Insinje madje ka folur me të birin e presidentit dhe i ka thënë që t’i përcjellë mesazhin të atit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tirana u shortua me Dinamon e Tbilisit në eliminatorët e Ligës së Kampionëve.

Andrea Pirlo u emëruar ditën e djeshme si trajneri më i ri i Juventusit, pasi këta të fundit shkarkuan Mauricio Sarrin.

Mediat në Francë vazhdojnë t'i qëndrojnë idesë që Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe të transferohet te PSG.

Lokomotiva e Zagrebit ka prezantuar blerjen më të re, atë të Sherif Kallakut.

Ndonëse kontratat e tij me Teutën tashmë ka përfunduar, në një prononcim për mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bazhe Todorovski du

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka blerë një apartment në rrugën Joe Viale, shumë pranë

Në Itali fitoi titullin kampion për të nëntin sezon radhazi, por në Europë, Juventusi tregoi sërish se i mungon diçka për të fituar, pasi

Samir Handanoviç mbetet e tashmja për rolin e portierit të Interit, por në ambientet zikaltër po reflektojnë edhe mbi të ardhmen.

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur gjatë sezonit të sapo mbyllur.