Kroacia në Kupën e Botës arriti deri në finale ku u mund nga Franca, por nëse kampionët e botës kanë luajtur 7 ndeshje të plota, nënkampionët në fakt, kanë bërë një “ndeshje” më shumë. Sepse në tre ndeshjet që i paraprinë finales kanë luajtur nga 30 minuta shtesë, fiks 90 minuta të plota.

Por nëse kjo mund të quhet një arritje, në Kamboxhian e largët një shifër e tillë është e pallogaritshme. Futbolli atje, edhe pse në nivele shumë herë më poshtë se sa Europa, ka dhuruar një rekord fantastik për Guinness.

Skuadra Forza Acaemy e Siem Reap ka arritur të futet në librin e rekordeve për ndeshjen në të cilën kanë luajtur më shumë futbollistë në historinë e futbollit. Dhe nuk ishte e lehtë, rekordi që duhej thyer ishte vendosur në Kili disa vjet më parë me plot 2357 lojtarë.Por me pak vullnet, ia kanë arritur.

Edhe pak durim, sepse për ta mbyllur këtë ndeshje janë dashur 84 orë e gjysmë. Përkthyer në ndeshje, plot 56 të tilla dhe 30 minuta. Në fund Forca Academy ia doli duke futur në fushë 2734 lojtarë. Mes tyre pjesëtarë të skuadrës së shkollës së futbollit, të rinj të apasionuar, por edhe njerëz të thjeshtë vendas, të cilët janë joshur nga ideja për të qenë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness.