Teuta u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të sfidës së të shtunës që do të zhvillojë në Korçë me Skënderbeun. “Djemtë e detit” janë të bindur se do të bëjnë një paraqitje dinjitoze në transfertën e Korcës dhe do të sigurojnë një rezultat pozitiv.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi tha se skudra është gati për këtë ndeshje dhe se ka të gjithë kontigjentin në dispozicion. Shkëmbi tha gjithashtu se i vjen shumë keq që nuk mundën të siguronin tre pike me Vllazninë në shtëpi dhe se do të bejnë autokritikë në Korçë.

Teuta do të ndeshet të shtunën me Skënderbeun në Korçë, ndeshje e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe mesfushori kosovar i Teutës, Florind Avdyli, i cili theksoi se ka besim se skuadra do të kthehet nga transferta me Skenderbeun me rezultat pozitiv.