Tranjeri i Teutës, Edi Martini ka dalë sot në një konferencë për shytp në prag të ndeshjes ndaj Skëndërbeut.

Ai shprehet se ndaj Skënderbeut duhet me patjetër që Teuta të mos bëjë asnjë hap fals.

Martini e quan të vëshirë këtë ndeshje pasi sipas tij, Skënderbeu është ekip shumë i mire, madje e cilëson si një nga 3-4 ekipet më të mira të kampionatit shqiptar.

Çfarë ka ndryshuar tek Teuta pas ardhjes tuaj?

Po është e vërtet kjo që thoni ju ndoshta ka ndikuar dhe koha që ne kemi patur për të njohur njëri-tjetrin, si unë me lojtarët por dhe lojtarët me mua. Kjo është arsyeja ndoshta që jemi bërë një grup bashkë dhe po luftojmë nga njëra ndeshje në tjetrën. Normalisht që lojtarët më eksperiencë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për bashkimin e të gjjthë grupit, por dhe djemtë e rinj kanë dhënë maksimumin në fushë por dhe gjatë stërvitjes, normalisht dëshira e tyre është e madhe. Ata e kanë kuptuar qëllimin që klubi jonë i ka vënë vetes për të arritur kupat e Europës, janë ndërgjegjësuar më tepër dhe punojnë dita ditës në stërvitje dhe janë të impenjuar maksimalisht dhe kjo na bën të jemi më solid.

Si e shihni performacën e Teutës, ku me ekipit e pjesës së lartë të rënditjes ka marrë maksimumin ndërsa më të vogalt ka lën pikë?

Është e vërtetë që me skuadrat e mira kemi bërë ndeshje mjaft të mira, por dua të them që pas ardhjes time këtu veç ndeshjes më Luftëtarin që nuk duhej të barazohej dhe pas një ndeshje te keqe me Flamurtarin, ekipi ka rritje nga ndeshja në ndeshje dhe kemi luajtur mjaft mirë. Normale që duhet të kishim më shumë pikë ekipi deri tani ka bërë ndeshje mjaft të mirë duke përjashtur dy ndeshjet që përmenda më lartë, tashmë çdo gjë është lënë mbrapa dhe duhet të shohim nga ndeshja në ndeshje pasi objektivi është i qartë. Koha është shumë e shkurtër, ngarkesa është maksimale temperaturat janë shumë të larta. Tashmë jemi fokusuar te ndeshja e rradhës me Skënderbun dhe duhet me patjetër që ne mos të bejmë asnjë hap fals. Duhet të luftojmë me grint siç kemi luftuar çdo ndeshje dhe duhet të marrim me patjetër fitoren pasi është ajo që na mban në lojë për objektivin.

Si e shikoni ndeshjen e rrasdhës ndaj Skënderbut do vijojë Teuta me ecurinë pozitive?

Për mua Skënderbeu është një nga ekipet me të mira të kampionatit dhe vështirë që gjen një pozicion që lë për të dëshiruar. Skënderbeu është një ekip mjaft kompakt lojtar me eksperjencë por dhe lojtarë të rinj të talentuar, për mua është një ekip shumë i mirë mos te them që është një nga 3-4 ekipet më të mira të kampionatit shqiptar. Ne s’duhet të shohim kush është Skënderbeu aktulisht në duhet të bëjemë lojën tonë dhe përballë tyre të marim 3 pikët, kjo është ajo që kërkoj nga ekipi.