Në ndeshjen për mbijetesë mes Teutës dhe Vllazinë e luajtur sot në "Niko Dovana" triumfoi skuadra durrsake me rezultatin 2-0.

Pas këtij rezultati, në një prononcim për mediat, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka tha se skuadra e tij ishte e vetëdijshme që do të ishte një ndeshje e vështirë.

Sipas Gjokës, goli i parë çorientoi e stresoi lojtarët çka bëri që skuadra e tij të mos jepte më të mirën, ndërsa goli i dytë dha goditjen përfundimtare.

Gentian Begeja, trajneri i Teutës e cilësoi si një ndeshje specifike. Sipas tij, skuadra ka qenë me një shpirt të lartë gare e dëshirë të madhe për të arritur fitoren përballë Vllaznisë.