Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Në fushë deri 40 vjeç, C.Ronaldo rikthehet në shtëpi, në Portugali zbulojnë të ardhmen e CR7

04/05/2021 - 16:58

Cristiano Ronaldo do të respektojë kontratën me Juven deri në 2022 për të zgjedhur më pas me qetësi të ardhmen e tij. Në Portugali kanë një version të ri, CR7 po joshet gjithnjë e më shumë nga ideja për tu rikthyer në vendlindjen e tij. Sipas të përditshmes portugeze “Record”, sulmuesi i Juves dëshiron të luaj deri në moshën 40-vjeçare dhe këtë kërkon ta bëjë me fanellën e Sporting Lisbona.

Ky është një lajm i bujshëm që vë në lëvizje edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të cilët duhet të bëjnë llogaritë pa Ronaldo. Sigurisht që ky transferim ka marrë edhe bekimin e familjes së tij, një arsye më shumë që CR7 të transferohet në Portugali. Pavarësisht sezonit jo pozitiv me Juven, në aspektin personal portugezi nuk ka zhgënjyer teksa udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në Serie A në kuotën e 27 gola.

E ardhmja e Ronaldos mund të marrë një kthesë të papritur nëse Juventus nuk arrin të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm. Të dielën në Torino pritet të përcaktohet një pjesë e mirë e këtij objektivi teksa Juventus pret Milan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zinedine Zidane-Juventus është një dashuri e përjetshme, një lidhje shumë e fortë e cila nuk është zbehur kurrë.

Futbolli francez u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re të ish-portieri të PSG, Christophe Revault.

Bashkë me trajnerin Edi Martini në konferencën për shtyp të Teutës para ndeshjes ndaj Bylis ishte i pranishëm edhe mesfushori Emiliano Vi

Trajneri i Teutës Edi Martini doli në konferencë për shtyp për të folur për sfidën ndaj Bylis, ndeshje të cilën durrsakët duhet ta fitojn

Te Milani mund të ketë një tjetër ndryshim në pankinë pas atij të tetorit të vitit 2019, kur u largua Marko Xhampaolo.

Aksi Paris-Barcelonë është i nxehtë, por me kalimin e ditëve do të bëhet akoma më shumë.

Bledar Mancaku beson se Teuta do t’i shkojë deri në fund objektivit madhor që ka këtë sezon.

Teuta ka vijuar përgatitjet për takim e javës së 32-të ndaj Bylisit.

Në 9 ndeshjet e fundit është aktivizuar 5 herë si titullar dhe 3 herë ka hyrë në fushë nga stoli, por edhe pse ka marë shumë minuta në kë

Objektivi u arrit në mënyrën më të mirë për Interin katër javë para fundit të kampionatit.