Në krizë ekonomike/ Barcelona bën biznes me pandeminë, tani shet maska

28/05/2020 - 15:17

Klubi i Barcelonës është një ndër ata që është goditur më rëndë nga kriza e koronavirusit.

Katalanasit kanë qenë në borxhe të mëdha e me ndalimin e aktiviteteve të tyre në të gjithë globin, kanë përllogaritur humbje që sipas ekspertëve kalojnë 100 milionë euros dhe që do të rëndojnë më shumë arkat e tyre.

Ndaj në klub kanë menduar mënyra se si të rikuperojnë sa më parë dhe pas iniciativës për t’i vendosur një emër komercial stadiumit “Kamp Nou”, tashmë kanë gjetur një tjetër mënyrë për të fituar para nga pandemia… duke shitur maska.

Katalanasit i kanë nxjerrë në shitje në dyqanin e tyre zyrtar, duke prodhuar tre modele të ndryshme të cilat shiten për rreth 20 euro copa, një çmim aspak i ulët, pro që merr këtë vlerë vetëm nga fakti se mban logon dhe dizajnin e Barçës.

Maskat në fakt janë reklamuar prej ditësh nga lojtarët kryesore dhe stafi, pasi të gjithë i mbanin edhe gjatë stërvitjeve, ndërsa tani mund të bëhen pjesë e përditshmërisë edhe të tifozëve të klubit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k

Buxheti i Barçës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë euro.

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it