Në orën 20:45 luhet Moldavi-Shqipëri, fitorja për moral dhe Edy Rejan

14/10/2019 - 13:06

Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi praktikisht mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020. Edhe pse matematika i mban në lojë, është e qartë se djemtë kuqezi nuk do të mund të përsëritin suksesin e katër viteve më parë.

Sot, në orën 20:45, në Kishiniev të Moldavisë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të luajë eliminatoren e radhës, në transfertën kundër skuadrës më të dobët të Grupit H, Moldavisë, që për efekt golaverazhi është parakaluar edhe nga Andorra (janë me pikë të barabarta, 3).

Është pak të thuash që kuqezinjtë synojnë fitoren, pasi suksesi në Moldavi mbetet detyrim pas asaj humbjeje në Turqi, ku vetëm një shpërqendrim i portierit Strakosha mjaftoi për të pësuar një zhgënjim të madh, pas asaj performancë, në total, për t’u vlerësuar.

Në konferencën për shtyp, para Moldavisë, trajneri Reja e shprehu hapur dëshirën për të rinovuar kontratën me FSHF-në dhe në njëfarë mënyrë kjo ndeshje është edhe si provë shtesë për të bindur presidentin Duka që t’i ofrojë 74-vjeçarit një kontratë të re.

Është një sfidë ku futbollistët kuqezi duhet të tregojnë që e ndjekin teknikun italian dhe se dëshirojnë edhe ata të bashkëpunojnë në vazhdim me të për një tjetër ëndërr të madhe: kualifikimin në Botëror.

Sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë në stadiumin e Kishinievit, nuk pritet ndryshime të mëdha. Gjithsesi, Reja ka paralajmëruar 2-3 lëvizje në fazën sulmuese, çka e imponon edhe forca dhe mënyra e lojës së kundërshtarit.

Francë-Turqi, por në orën 20:45, është sfida e madhe e grupit të Shqipërisë, e cila mund të vendosë përfundimisht se cila nga këto dy skuadra do t’i përfundojë eliminatoret në vendin e parë. Të dy ekipet kanë grumbulluar nga 12 pikë me Turqinë që kryeson falë fitores 2-0 në sfidën direkte.

Kjo do të thotë se me një barazim të mundshëm “Gjelat” mund ta humbin mundësinë për vendin e parë, ndaj parashikohet një sfidë zjarri në “Saint Denis”, ku “Gjelat” do të kërkojnë me çdo kusht suksesin. Ndesha e tretë dhe e fundit e Grupit H luhet në Rejkjavik mes Islandës dhe Andorrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Himni i Francës është vërshëllyer masivisht nga të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri kombëtar.

Pas pauzës për shkak të Kombëtareve, do të rikthehet këtë fundjavë Kategoria Superiore, teksa do të zhvillohen përballjet e javës së 13-t

E godet topin me aq forcë sa mundej, por këput një ndriçues në tribunë, që për pak mund të kishte shkaktuar ndonjë viktimë mes tifozëve.

Ka luajtur që në fëmijëri te Vllaznia dhe kontributi i tij nuk do të harrohet, por Uendi Vecaj tashmë luan për Teutën.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja!

Kosova dhe Anglia zhvilluan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit kualifikuese, aty ku anglezët arritën të fitonin me rezultatin 0-4.

Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatën kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca.

Në takimin Juventus-Milan, më shumë sesa fitorja që u mundësoi bardhezinjve kthimin në majën e renditjes, u komentua zëvendësimi i Kristi

Mediat franceze kanë shkruar se mbrëmjen e djeshme është vërshëllye himni i Francës në shenjë proteste për shkak të incidentit që ndodhi