Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në këtë periudhë të nxehtë merkatoje. Bëhet fjalë për “yllin” brazilian Nejmar, i cili raportohet se është shumë pranë rikthimit te Barcelona.

Sipas portalit brazilian “Globoesporte”, palët janë në bisedime të avancuar dhe ekziston një akord paraprak për mënyrën se si do të realizohet transferimi.

Po i njëjti burim zbulon se Barcelona pritet të paguajë 100 milionë euro në arkat e PSG-së, teksa në transferim do të përshijë edhe kartonin e Rakitiç, Dembele dhe Umtiti.

Në Brazil janë të bindur se Nejmar do të rikthehet te klubi katalanas per të formuar sërish “MSN” e famshme.