E ardhmja e sulmuesit të Paris Saint Germain, Neymar është larg kampionëve të Francës. Sipas së përditshmes spanjollë “Mundo Deportivo”, ylli i PSG është drejt një rikthimi te skuadra e Barcelonës. Një hipotezë e cila në muajt e ardhshëm mund të kalojë në fakte konkrete.

Neymar nuk është shumë i lumtur me kampionatin francez pasi nuk listohet në kampionatet më të forta në Europë. Sipas së përditshmes spanjolle, Barcelona po pret vetëm përgjigjen e stafit të trajnerëve për të nisur nga puna.

Tashmë fatet e tij janë të lidhura edhe me trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde.