Neymar: Kam frikë, Botërori ëndrra ime!

Postuar: 16/05/2018 - 15:16

Neymar Junior u shpreh në një intervistë për kanalin brazilian “TV Globo” se është ndier shumë i frikësuar nga ideja se mund të mos luante në botëror, pas dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shkurt.

"Askush nuk është frikësuar më shumë se unë. E di që njerëzit janë nervozë, por jo më shumë se unë. Jam në ankth për t’u kthyer sa më parë. Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës time, Kupës së Botës. Falë Zotit, kam një tjetër mundësi për t’u bërë kampion bote me vendim tim. Është një ëndërr që e kam patur që fëmijë, ky është objektivi im kryesor."

Kampioni brazilian ka nisur stërvitjen me PSG-në të dielën e kaluar dhe me shumë mundësi mund të zbresë në fushë me 3 qershor, në miqësoren me Kroacinë. Brazili është shortuar në Grupin E të "Rusi 2018" së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Barcelona barazoi në shtëpi ndaj Gironës me rezultatin 2-2 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të La Ligas.

Humbja në Gjirokastër mund të ishte e parashikuar, pasi në futboll mund të ndodhë çdo gjë, por me rezultatin 3-1, është diçka e papranues

   Partnerët e kryeministres së Britanisë, Thereza May janë përgatitur për zgjedhje të parakohshme në Nëntor.

   Ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani është gjendur para një situate të pakëndshme teksa ka kërcënuar me vdekje futbollistin e Hor

   Milani pret vendimin e UEFA-s, por edhe anasjelltas.

   Trajneri i përfaqësueses braziliane, Tite, publikoi 3 javë përpara afatit listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoret që “Sele

   Një ndeshje e League One (kategoria e tretë) në Angli është shtyrë pasi një helikopter është detyruar të ulet në fushë për shkak të nj

Frederiko Di Françesko u pë një personazh negativ pas pështymës që ai mori ndaj Dagllas Kosta në ndeshjen Juventus-Sasuolo.

Kalimi i Diego Maradonës në stolin e klubit meksikan, Dorados de Sinaloa, ka sjellë kritika dhe komente të shumta.