Pesëmbëdhjetë tifozë të Indipendiente Medelin, që kishin shkuar në Argjentinë për të ndjekur ndeshjen e 11 marsit kundër Boka Juniorsit të vlefshme për Copa Libertadores, janë ende të bllokuar në Buenos Aires. E gjithë kjo për shkak të ndalimit të lëvizjes të vendosur prej pandemisë Covid-19, që ka sjellë dhe mbylljen e kufijve me disa vende.

Tifozët janë përpjekur që të kalojnë kufirin tokësor mes Argjentinës dhe Bolivisë më 17 mars, por forcat e rendit të Bolivisë i kanë bllokuar. Kështu autoritet argjentinase i kanë futur në izolim në një shkollë të La Kikas në provicën e Huhuit, ku kanë qëndruar për dy javë.

Dy ditë më parë janë kthyer në Buenos Aires me një autobus dhe janë lënë nën arrest pasi kanë thyer rregullat e karantinës me udhëtimin e tyre për të dalë në kufirin bolivian. Pasi kaluan një natë në rrugë, duke u mbajtur nën vëzhgim nga policia, patën më në fund asistencë mjekësore dhe u dërguan në një hotel.

Tani presin ndihmë nga ambasada e Kolumbisë në Argjentinë, teksa duket se odisea e tyre do të vijojë ende.